Jasir Asani dhe Gripshi përfundojnë në tribunë, nuk do të luajnë kundër Polonisë

Jasir Asani dhe Gripshi përfundojnë në tribunë, nuk do të luajnë kundër Polonisë

Shqipëria do të përballet në ditën e sotme kundër Polonisë. Një ndeshje e madhe dhe që pritet me shumë emocione, për të parë sesi kquezinjtë do të përgjigjen në provën e së vërtetës. Ndërkohë para këtij takimi, gazetari Gentjan Alinani ka treguar se tre lojtarë do të përfundojnë në tribunë. Pra sipas rregullores, janë tre lojtarë që do të përfundojnë në tribunë, por ajo që mbetet befasuese është fakti se Silvinjos ka nxjerrë jashtë Jasir Asanin. Futbollisti që shënoi një super gol ndaj Polonisë, nuk do të jetë as në stol këtë herë, ndërsa atij do t’i bashkohet edhe Cake me Gripshin. /Sport Ekspres/