Janë bërë pishman, te Real Madrid po punojnë për rikthimin e bujshëm. Sot është një nga 5 më të mirët në botë në krahun e tij

Janë bërë pishman, te Real Madrid po punojnë për rikthimin e bujshëm. Sot është një nga 5 më të mirët në botë në krahun e tij

17 Mars 2026 18:38 Telesport Duke qenë se Dani Carvajal do të largohet në fund të sezonit, drejtuesit e Real Madrid po shqyrtojnë disa emra për të gjetur një zëvendësues perfekt për krahun e djathtë të mbrojtjes, duke parë edhe vështirësitë e shumta që ka treguar Alexander Arnold në sezonin e tij të parë te “Los Blancos”, pa harruar këtu edhe dëmtimet e vazhdueshme të anglezit. Një nga emrat që pëlqehet shumë në Madrid është Achraf Hakimi, produkt i “Los Blancos” por që nuk pati mundësinë të tregonte cilësitë e tij në ekipin e parë. Pas një huazimi të Borussia Dortmund për dy vite, u shit tek Inter për 43 milionë euro dhe vetëm pas një sezoni u largua për te PSG për 68 milionë...