“Jam shumë afër mrekullisë”, ish-ylli i Barcelonës refuzon të dalë në pension në moshën 31-vjeçare

“Jam shumë afër mrekullisë”, ish-ylli i Barcelonës refuzon të dalë në pension në moshën 31-vjeçare

I dalë nga akademia e Barcelonës, Gerard Deulofeu, konsiderohej si një nga talentet më të mëdha të futbollit në Spanjë dhe jo vetëm, por karriera e tij mori një rrjedhë të ndryshme nga ajo që pritej. Ish-anësori i Barcelonës, Evertonit dhe Watfordit, Gerard Deulofeu, po i afrohet asaj që ai e përshkruan si “mrekulli”. 31-vjeçari nuk ka luajtur ndeshje zyrtare që nga janari 2023, pasi pati probleme të përsëritura në gjurin e djathtë. Paraqitja e tij e fundit ishte me Udinesen kur luajti 12 minuta në fitoren 1-0 kundër Sampdorias në Serie A, në janar 2023. Pasi iu nënshtrua operacionit, dolën komplikime të papritura siç ishte një infeksion serioz që dëmtoi kërcin në gjurin e tij, duke i lënë mjekët të shqetësuar për lëvizshmërinë afatgjatë....