“Jam me fat që stërvitem nën drejtimin e Guardiola, uroj që së bashku të jemi për shumë vite te City”

“Jam me fat që stërvitem nën drejtimin e Guardiola, uroj që së bashku të jemi për shumë vite te City”

19 Dhjetor 2025 8:46 Telesport Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, është i emocionuar që do të stërvitet nga Pep Guardiola dhe shpreson të qëndrojë te Manchester City për shumë vite nën drejtimin e trajnerit spanjoll. Ish-lojtari i Milan dhe PSGS dha një deklaratë për “Sky Sports”, ku diskutoi gjithashtu se si u ambientua te “citizens” nën drejtimin e trajnerit katalanas. “Kam respekt të madh për të. Ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe ai më ndihmon shumë me vendimet e mia”, tha Donnarumma. Më tej, portiere italian shtoi: “Ai më mban të qetë në çdo situatë. Është ëndrra e të gjithëve të stërviten prej tij. Jam me fat që jam këtu me të dhe shpresoj të kaloj shumë vite këtu me të dhe të shkruaj...