“Jam i bindur që tifozët tanë do të vijnë në stadium”, Guardiola beson te përmbysja e Realit: Në futboll kurrë nuk i dihet
Manchester City është mposhtur sot me rezultatin 3-0 nga Reali i Madridit në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at e Ligës së Kampionëve. Pas përfundimit të ndeshjes Guardiola është pyetur nga gazetarja për një përmbysje të mundshme në ndeshjen e kthimit. Trajneri katalanas ka lënë të kuptohet se në futboll mund të ndodhë gjithçka. “Tani do të rekuperohemi mendërisht më shumë se fizikisht. Do të shkojmë në Ëest Ham, në Londër. Do të jetë e vështirë. Më pas, do të shohim njerëzit (tifozët) tanë. Jam shumë i sigurt që do të vijnë. Në futboll kurrë nuk i dihet. Do të gjejmë diçka ose do të lexojmë se si ata ia dolën dhe do të përpiqemi”, ka thënë ndër të tjera Pep Guardiola./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com