“Jam ai tip lojtari që hyj në fushë vetëm për të fituar”, Gjimshiti: Si kapiten, do të ishte e mrekullueshme të bëja histori me Shqipërinë

“Jam ai tip lojtari që hyj në fushë vetëm për të fituar”, Gjimshiti: Si kapiten, do të ishte e mrekullueshme të bëja histori me Shqipërinë

Berat Gjimshiti është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Polonisë. Kapiteni i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në Varshavë. Lojtari i Atalantës ka theksuar se në një ndeshje të tillë nuk është përvoja ajo që vendos, por është dëshira, vullneti dhe djersa që derdh në fushë. “Zhvillimi i Kombëtares ka qenë i mirë dhe eksperienca ka bërë të vetëm. Sigurisht që kundërshtari ka një nivel të lartë, por do të provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr. Besoj që ekipi do të jetë gati, sepse është një rast i madh dhe nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje. Është dëshira, vullneti dhe djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i afti do të...