“Ja pse zgjodha Shqipërinë dhe jo Kosovën”, Pllana rrëfehet në Poloni: Japim shpirtin…
Bujar Pllana vendosi që t’i bashkohej familjes kuqezi. Mbrojtësi 24-vjeçar i lindur në Mitrovicë la përfaqësimin e grupmoshave të Kosovës për të veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Pllana, lojtar i Lechia Gdansk, foli në Poloni për ndeshjen e Play Off të Botërorit me 26 mars. “Nuk kam folur ende me Silvinjon. Kisha kontakte vetëm me federatën pasi ata po më ndiqnin në ndeshjet e mëparshme. Ndoqa zemrën time. Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Unë jam rritur duke parë ekipin kombëtar të Shqipërisë. Tani jam i lumtur që bëhem pjesë e saj”, tha Pllana në intervistën e tij në fundjavë. Sipas tij, nuk ka rëndësi edhe nëse do të luajë apo jo në ndeshjen ndaj Polonisë apo në atë pasardhëse. “Gjëja më...
Burimi:
ntv.al