“Italia, tragjedi sportive dhe çfarë turpi! Gjëja më e keqe? Që askush…”

“Italia, tragjedi sportive dhe çfarë turpi! Gjëja më e keqe? Që askush…”

Është një Fabio Capello tepër i hidhëruar ai që, një ditë pas humbjes së Italisë ndaj Bosnjës, analizon mbetjen jashtë Botërorit 2026, të tretit radhazi, të kombëtares axurre dhe gjendjen e futbollit italian. Ish-trajneri i Milanit, Juventusit dhe Real Madridit, si dhe ish-trajneri i Anglisë, e quajti atë që ndodhi “të papranueshme për një kombëtare me histori e prestigj si Italia”. Capello deklaroi: “Nuk kam mundur të mbyll sytë gjithë natën, ende nuk e besoj çfarë ka ndodhur”. Ai ishte shumë i ashpër: “Po flasim për një kombëtare 4 herë kampione bote, kjo është një tragjedi sportive, e turpshme. Është një nga gjërat më të këqija që i kanë ndodhur futbollit italian në historinë e fundit”. Ai kritikoi drejtuesit: “Këtu nuk jep dorëheqje askush dhe...