Italia shpërthen nga polemikat, Bastoni kryqëzohet pas simulimit në ndeshjen Inter-Juventus

Italia shpërthen nga polemikat, Bastoni kryqëzohet pas simulimit në ndeshjen Inter-Juventus

Interi fitoi 3-2 ndaj Juventusit, në një ndeshje me polemika të mëdha, për shkak të kartonit të kuq të shpikur ndaj Pierre Kalulu në pjesën parë.Dizenjatori i arbitrave në Itali, Gianluca Rocchi, ka pranuar se kartoni i kuq i dhënë ndaj mbrojtësit të Juventusit, ishte një vendim totalisht i gabuar i gjyqtarit La Pena.Rocchi theksoi se arbitri është i demoralizuar, por fajësoi mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni, për një simulim të turpshm që çoi në gabimin e arbitrit.Sipas mediave italiane, gjyqtari La Pena pritet të pezullohet, ndërsa edhe Bastoni rrezikon dënimin nga Disiplina për simulimin.Zyrtari i lartë i arbitrave u bëri thirrje lojtarëve të tregojnë më shumë korrektësi, duke deklaruar se përpjekjet për të mashtruar gjyqtarët janë shtuar ndjeshëm në kampionat.