Italia, peng i politikës dhe improvizimit. Ja pse axurrët janë kthyer në kombëtare të nivelit të tretë
Ka vende që ndërtojnë futboll. Italia, fatkeqësisht, prej vitesh po ndërton vetëm alibi. Një kombëtare 4 herë kampione e botës nuk mund ta pranojë si normalitet faktin që ka mbetur 3 Botërorë radhazi jashtë fazës finale së kompeticionit. Ky nuk është më një aksident sportive, por dështimi më i madh institucional në historinë moderne të futbollit italian dhe prova se problemi nuk është trajneri i radhës, por mënyra si drejtohet i gjithë sistemi. Ngjarjet e ditëve të fundit vetëm sa e vulosin këtë krizë. Italia e shndërroi zgjedhjen e trajnerit të ri në një betejë politike, mediatike dhe ideologjike, në vend që ta trajtonte si vendim sportiv. Andrea Pirlo ishte zgjedhja e Paolo Maldinit dhe e Leonardos, por kandidatura e tij u rrëzua mes polemikave...
Burimi:
telesport.al