Italia jashtë Botërorit 2026, flet Scaloni: Më trishton kjo gjë, i vjen keq gjithë Argjentinës

Italia jashtë Botërorit 2026, flet Scaloni: Më trishton kjo gjë, i vjen keq gjithë Argjentinës

1 Prill 2026 13:16 Alfred Lleshi Reagimet për moskualifikimin e tretë radhazi të Italisë në fazën finale të Kupës së Botës vijnë nga e gjithë bota. Ndër të fundit është ai i trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni, kampion në fuqi dhe me të kaluar si futbollist në Serie A. “Kam të afërm italianë dhe ajo që po ndodh atje më trishton, – raporton “TycSports”. – Është një vend vëlla i Argjentinës, që na do shumë, kombëtarja e tyre është një fuqi botërore. Fakti që nuk do të jenë të pranishëm në Botërorin e kësaj vere nuk na pëlqen neve, argjentinasve. Është e trishtë për mënyrën si ndodhi, në mënyrë të padrejtë. Është një e vërtetë e vështirë për t’u pranuar”. Deklarata e Scaloni-t pasqyron respektin...