Ismajli është ndër më të mirët e ndeshjes, media italiane: Ndërtoi një mur në mbrojtje, trajneri i la çelësat e mbrojtjes

Ismajli është ndër më të mirët e ndeshjes, media italiane: Ndërtoi një mur në mbrojtje, trajneri i la çelësat e mbrojtjes

Ardian Ismajli ka shkëlqyer në fitoren e sotme me shifrat 2-0 kundër Lacios. Mbrojtësi i Torinos ishte i pakalueshëm në mbrojtje, duke ndihmuar ekipin të ruante rrjetën e paprekur. Ismajli është vlerësuar me notën 7 nga “Tuttomercatoweb.it”, teksa vetëm Simeone ka marrë një notë (7.5) më të lartë. “Ai ndërton një mur kundër Ratkovit dhe më pas kundër Noslinit, duke i prerë manovrat sulmuese kundërshtarëve. D’Aversa i beson atij çelësat e mbrojtjes dhe ai përgjigjet me vendosmëri”, ka shkruajtur media e njohur italiane në vlerësimin e bërë për mbrojtësin shqiptar./Sport Ekspres/