“Ishte vit historik për ne”! Armand Duka uron për ndërrimin e viteve: Futemi me ambicie të forta në 2026, kërkojmë Botërorin

“Ishte vit historik për ne”! Armand Duka uron për ndërrimin e viteve: Futemi me ambicie të forta në 2026, kërkojmë Botërorin

Armand Duka ka uruar të gjithë shqiptarët për ndërrimin e viteve, në një datë e cila është jo vetëm festive, por njëkohësisht edhe një datë reflektuese. Kreu i FSHF është ndalur në arritjet e bëra gjatë këtij viti nga ana e Shqipërisë sa i përket futbollit dhe ka folur për aspiratat në 2026. “Në prag të ndërrimit të viteve, dua t’i drejtohem të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar për të shprehur mirënjohjen time të sinqertë për një vit që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. Viti që po lëmë pas ka qenë një vit historik për futbollin shqiptar. Një vit ku puna, vizioni dhe përkushtimi u kthyen në rezultate konkrete. Në fushë, në organizim dhe në rritjen e gjithë sistemit tonë futbollistik. Shqipëria u...