“Ishte ndeshja më e mirë e jona”, Tuheli i habit të gjithë dhe nuk pranon të ketë gabuar: Nuk pendohem për asgjë

“Ishte ndeshja më e mirë e jona”, Tuheli i habit të gjithë dhe nuk pranon të ketë gabuar: Nuk pendohem për asgjë

Tomas Tuhel nuk ka pendesa. Megjithëse u kritikuar nga i gjithë opinion sportiv për tërheqjen e parakohshme të skuadrës pas, trajneri i Anglisë nuk sheh asnjë gabim në zgjedhjet e tij. Pas eleminimit 2-1 nga Argjentina, Tuheli ka thënë përpara gazetarëve se ekipi tij luajtu një nga ndeshjet më të mira dhe se nuk pendohet për asgjë. “Për momentin, nuk pendohem për asgjë. Ekipi dha gjithçka dhe ishim shumë, shumë afër fitores. Mendoj se e meritonim të fitonim 1-0. Luajtëm një nga ndeshjet tona më të mira, ndoshta më e mira duke pasur parasysh rrethanat. Ekipi ishte fantastik. Thjesht nuk mundëm ta vulosnim fitoren. Për momentin, nuk pendohem për asgjë”, ka deklaruar Tomas Tuheli./Sport Ekspres/