Ishte kampion bote në Karate, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë Çak Norris

Ishte kampion bote në Karate, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë Çak Norris

Lamtumirë Çak Norris. Aktori i filmave aksion dhe ish-kampioni botëror i karatesë ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare. Familja e tij njoftoi lajmin në një deklaratë zyrtare: “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris dje (e enjte) në mëngjes. Ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga dashuria e familjes së tij, ai pushon në paqe dhe ne dëshirojmë t’i mbajmë rrethanat konfidenciale.” Sipas TMZ, ai ishte shtruar në spital për “një urgjencë mjekësore në ishullin Kauai” në orët e fundit-raporton Sportmediaset. “Me zemër të thyer familja jonë bën publike ndarjen e papritur nga jeta të të dashurit tonë Chuck Norris,” tha familja në Instagram. “Për botën, ai ishte një artist marcial, një aktor dhe...