Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Ish-lojtari i Barcelonës: Stili i Mourinhos ishte shumë sfidues, krejt ndryshe nga “tiki-taka”
Albert Celades rikthehet në vitet 1996-2000, kur José Mourinho ishte pjesë e stafit teknik të Barcelonës, fillimisht si ndihmës i Bobby Robson dhe më pas nën urdhrat e Louis van Gaal, duke përgatitur raporte për ekipet kundërshtare. Në podcastin “Offsiders”, ai rrëfeu se stili i Mourinho, krejt ndryshe nga “tiki-taka”, ishte sfidues për shumë lojtarë, sidomos ata me më shumë përvojë. “Na kushtoi shumë të përshtateshim”, – pranoi Celades. Megjithatë, ai e përshkroi atë periudhë si një “mësim i madh”, pasi ndryshoi filozofinë e lojës. Celades kujton edhe një fitore 6-0 ndaj Logroñés në “Camp Nou”, ku tifozët nuk u kënaqën plotësisht, duke kërkuar diçka tjetër. Ai vlerëson punën e Robson dhe Mourinho që sollën tituj si “Recopa” e Europës, Kupa e Mbretit dhe Superkupa...