Ish-arbitri i njohur për goditjen e Asencio ndaj Pedri: Ishte më shumë për karton të kuq se sa të verdhë
12 Janar 2026 12:57 Alfred Lleshi Barcelona u shpall fituese e Superkupës së Spanjës pasi mundi Real Madridin 3-2 në Arabinë Saudite. Përtej rezultatit, ndeshja u shoqërua me polemika arbitrale. Njëra prej tyre ndodhi në pjesën e dytë kur Raúl Asencio u ndëshkua me karton të verdhë pasi ndali një kundërsulm të Barcelonës, duke goditur këmbën e Pedrit. Shumë e konsideruan këtë ndërhyrje si të denjë për një ndëshkim më të rëndë. Ish-arbitri Alfonso Pérez Burrull, në “Radio Marca”’, shpjegoi këndvështrimin e tij: “Kundërsulmi kishte përfunduar dhe duket më shumë si një goditje sesa pengesë për ta ndalur Pedrin”. Ai shtoi: “Për mua kjo situatë është më shumë për karton të kuq se sa të verdhë, sepse është një goditje e pastër. Mendoj se Asencio...
Burimi:
telesport.al