Irani ndryshon vendimin, do të marrë pjesë në Botëror: Kemi për të refuzuar vetëm Amerikën, jo kompeticionin
Irani nuk do të heqë dorë nga Kupa e Botës e kësaj vere pavarësisht se është në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Kjo u konfirmua sot nga Shoqata e Futbollit të këtij vendi. “Ne do të fillojmë përgatitjet për Kupën e Botës. Kampi ynë stërvitor do të jetë në Turqi, ku do të luajmë dy ndeshje miqësore”, tha shefi i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, duke shtuar: “Ne do të bojkotojmë Shtetet e Bashkuara, por nuk do të bojkotojmë Kupën e Botës.” Irani duhej të luante të tre ndeshjet në SHBA. Dy ndeshje, kundër Zelandës së Re dhe Belgjikës, janë planifikuar në Los Angeles, dhe një duel kundër Egjiptit në Seattle. Iranianët kërkuan që ndeshjet e tyre të zhvendoseshin në Meksikë....
Burimi:
sportekspres.com