Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Inzaghi, jetë ëndrrash në Riad: Këtu jam si në parajsë, asnjë pendesë për largimin nga Interi
27 Dhjetor 2025 12:56 Alfred Lleshi Simone Inzaghi nuk pendohet për largimin nga Interi dhe shkuarjen në Arabinë Saudite. Tekniku i Al Hilal e përshkruan jetën e tij të re si “parajsë”, duke jetuar në një kompleks luksoz me familjen dhe stafin, përfitues i një pagese prej 25 milionë eurosh neto në vit. Megjithëse Interi ishte në Riad për Superkupën e Italisë, takimi me ish-lojtarët e tij nuk ndodhi, përkundër mundësive të pranueshme. Në fushë, Inzaghi ka marrë 13 fitore radhazi dhe udhëheq grupin e tij në Ligën e Kampioneve aziatike, ndërsa ndjek në kampionat Al Nassr e Cristiano Ronaldos. Ai thotë: “Këtu është parajsa e vërtetë, po e shijoj çdo moment, edhe pse sportivisht nuk relaksohem”. Jetesa luksoze dhe sukseset sportive e bëjnë për momentin...