Interi tenton Chiesa në merkaton e janarit? Për italianin është gati një rol si… Perišić

Interi tenton Chiesa në merkaton e janarit? Për italianin është gati një rol si… Perišić

25 Dhjetor 2025 10:46 Alfred Lleshi Krahu i djathtë është një nga çështjet më delikate tek Interi, si për merkaton e dimrit, ashtu edhe në perspektivë verore. Mungesa e zgjatur e Denzel Dumfries, që mund të kthehet vetëm në mars, ka krijuar emergjencë për Cristian Chivu, i cili sot ka pak siguri në atë krah. Luis Henrique nuk konsiderohet ende garanci, ndërsa Matteo Darmian vazhdon të ketë probleme fizike. Interit i duhet një profil i gatshëm dhe i besueshëm, teksa mes pistave që tërheqin drejtuesit është Federico Chiesa. Sipas “L’Interista”, lojtari i lindur më 1997 mund të jetë një mundësi interesante për janarin, me formulë huazimi dhe të drejtë blerjeje, për të ulur rrezikun dhe për ta vlerësuar deri në fund të sezonit. Chiesa, me...