Interi shikon nga Ballkani për mbrojtjen e së ardhmes, “prenoton” dy kroatë 18-vjeçarë
16 Janar 2026 9:01 Alfred Lleshi Interi mendon për të ardhmen dhe siguron Branimir Mlacic, talent i ri i Hajduk Splitit. Në orët e fundit ka ardhur marrëveshja përfundimtare për një negociatë të nisur prej kohësh. Mbrojtësi qendror kroat, 18 vjeç, do të transferohet në Milano nga sezoni i ardhshëm dhe do të vazhdojë të luajë deri në qershor me Hajdukun, pasi fillimisht ishte menduar të aktivizohej tek U-23 i zikaltërve. Operacioni mbyllet për 5 milionë euro plus bonuse, me lojtarin që u bind menjëherë nga oferta e Interit dhe do të firmosë kontratë 5-vjeçare. Lëvizje e rëndësishme për një repart mbrojtës që ka nevojë për rinovim, duke qenë se Acerbi dhe De Vrij janë drejt fundit të karrierës. Për mbrojtjen, Interi shikon sërish nga...
Burimi:
telesport.al