Interi pa Lautaron ka probleme, por kjo statistikë e ngushëllon trajnerin Chivu

Interi pa Lautaron ka probleme, por kjo statistikë e ngushëllon trajnerin Chivu

21 Shkurt 2026 8:11 Alfred Lleshi Mungesa e Lautaros është një problem serioz për Interin, që rrezikon të ketë komprometuar kualifikimin në 1/8 e Champions League. Të luajturit pa kapitenin e kufizon një skuadër që këtë sezon e ka bazuar forcën te potenciali ofensiv. Shifrat e tij flasin vetë: 14 gola dhe 4 asistime në kampionat, plus 4 gola në Champions. Deri tani ka munguar vetëm në një ndeshje, të fituar nga Interi në fushën e Ajax-it. Statistikat ndër vite tregojnë diçka interesante: edhe pa të, Interi ka fituar shpesh dhe ka humbur shumë pak. Sezonin e kaluar mungoi në 7 ndeshje kampionati, me 6 fitore dhe 1 barazim. Ai 2-2 në shtëpi ndaj Lazios iu kushtoi zikaltërve mundësinë për titullin. Humbja e fundit pa...