Interi nuk fal, frikën e 30 minutave të para e kthen në goleadë

Interi nuk fal, frikën e 30 minutave të para e kthen në goleadë

23 Janar 2026 23:19 Telesport Interi luan tenis ndaj Pisës në një ndeshje ku nisi ne menyre befasuese. “Neurazzurët” triumfuan me rezultat të thellë 6-2, ku mysafirët faktikisht ishin në avantazh prej dy golave. Stefano Moreo përfitoi nga një gabim i Yan Sommer për të zhbllokuar rezultatin pas 11 minutave lojë. I njëjti u asistua nga Matteo Tramoni dhe me një goditje të bukur e finalizoi për ta dyfishuar epërsinë (23’). Pas këtyre dy golave, Interi u këndell duke zhvilluar lojë krejtësisht tjetër. Fillimisht fituan një penallti, të cilën e finalizoi Piotr Zielinski (39’). Kurse, dy minuta më vonë Lautaro Martinez shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin pas harkimit të DiMarcos (41’). Përmbysjen e madhe e siguroi Pio Esposito pas asistimit të Bastonit (45+2’)....