Interi në formë! Po vjen shpërblimi për trajnerin Chivu

Interi në formë! Po vjen shpërblimi për trajnerin Chivu

8 Shkurt 2026 12:22 Telesport Trajneri i Interit, Cristian Chivu, pritet të shpërblehet për paraqitjet shumë pozitive të skuadrës gjatë këtij sezoni me një kontratë të re. Sipas Corriere dello Sport, e cituar nga Football Italia, drejtuesit zikaltër janë të kënaqur me punën e teknikut rumun dhe kanë nisur lëvizjet për ta blinduar atë. Interi kryeson aktualisht Serie A me një diferencë prej pesë pikësh nga ndjekësit, dhe për këtë arsye klubi dëshiron t’i ofrojë Chivut një kontratë të re deri në vitin 2028, duke i besuar atij vazhdimësinë e projektit sportiv dhe ambiciet për tituj në vitet e ardhshme.