Interi merr tre pikë me vuajtje ndaj Lecces, Napoli “ngec” sërish, surprizë në Serinë A
Interi ka marrë një fitore të vështirë mbrëmjen e sotme në “San Siro” përballë Lecces. Zikaltrit triumfuan me rezultatin minimal 1-0, në një ndeshje të luftuar deri në fund. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 78-të nga Esposito, i cili i dha Interit tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titull. Me këtë fitore, Interi vijon të mbajë i qetë vendin e parë në renditje, duke u ngjitur në kuotën e 46 pikëve. Nga ana tjetër, Lecce renditet në vendin e 17-të, me 17 pikë të grumbulluara, duke vazhduar luftën për mbijetesë. Napoli pësoi një tjetër ndalesë në Serinë A, pasi barazoi pa gola ndaj Parmës në shtëpi. Skuadra e Antonio Contes e nisi ndeshjen më mirë dhe gjeti rrjetën...
Burimi:
ntv.al