Interi merr goditjen e radhës, ja sa ndeshje do të mungojë Calhanoglu për zikaltrit
Hakan Calhanoglu ka pësuar një tërheqje muskulore në soleusin e majtë, duke vënë në dyshim praninë e tij në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të ardhshme. Mesfushori turk u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të të përballjes ndaj Napolit, pasi ndjeu shqetësime në pulpë. Pas kontrolleve mjekësore të kryera sot, është përjashtuar çdo dëmtim serioz, por testet konfirmuan një tendosje muskulore që do ta mbajë Calhanoglun jashtë fushave për disa ditë. Lojtari iu nënshtrua rezonancës magnetike në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano, ku u konstatua problemi në muskulin soleus të majtë. Gjendja e tij do të monitorohet dhe rivlerësohet në ditët në vijim. Si pasojë e këtij dëmtimi, Calhanoglu do të mungojë me siguri në ndeshjet kundër Lecces dhe Udineses. Më...
Burimi:
sot.com.al