Interi me ekipin e dytë fiton kundër Torinos, kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë
Edhe pse me një pjesë të mirë të futbollistëve që nuk kanë marrë shumë minuta këtë sezon, Interi ia doli të merrte fitoren 2-1 kundër Torinos në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe të kalonte më tej. Sfida u zhvillua të mërkurën në mbrëmje në stadiumin ‘Brianteo’ të Monzës, pasi ‘San Siro’ pret nesër hapjen e Olimpiadës Dimërore Milano-Cortina 2026. Dueli ishte me raste dhe Torino u kujdes që të ngacmonte portën e mbrojtur nga Martinez. Në minutën e 35-të Interi gjeti golin e avantazhit me autor Yoan Ange Bonny, i cili mori një pasim nga Kamate dhe e ndali sferën në rrjetë. Në nisje të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 47-të, duhej Andy Diouf që zikaltërit të shënonin edhe golin e dytë dhe të...
Burimi:
ntv.al