Interi, kur kthehet Lautaro? Në ditët e derbit, kapiteni ka vendosur objektivin…
5 Mars 2026 12:21 Alfred Lleshi Interi shpreson të ketë Ange-Yoan Bonny për derbin, sepse pa francezin, Chivu do të përballej me Milanin vetëm me dy sulmues, Marcus Thuram dhe Francesco Pio Esposito. Për kapitenin Lautaro Martinez, tifozët duhet të jenë realistë. Rikthimi i tij është afër, por jo aq sa ta shohin në listën e të thirrurve të dielën. Lautaro pësoi një tensionim në soleusin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes me Bodo/Glimt, në raundin e parë të “play off”-it të Champions League. Një dëmtim në zonë të ndjeshme, në një moment kritik të sezonit, kërkoi kujdes nga lojtari dhe stafi mjekësor, duke mos nxituar me rikthimin. Aktualisht ai vazhdon terapitë dhe punën individuale, por ka vendosur në mendjen e tij datën e rikthimit....
Burimi:
telesport.al