Interi, kampion dimri. Chivu pas 20 javësh më mirë se Conte kampion i Italisë

Interi, kampion dimri. Chivu pas 20 javësh më mirë se Conte kampion i Italisë

15 Janar 2026 10:15 Alfred Lleshi Pa shumë dyshime tashmë, por me fitoren e vështirë ndaj Lecce, zikaltrit e mbyllën edhe zyrtarisht fazën e parë të kampionatit dhe shpallen kampion dimri. Pas 20 javësh, Cristian Chivu, i ardhur në verë në pankinën zikaltër, me bindje të fortë brenda klubit, por me jo pak dyshime jashtë tij, e ka çuar skuadrën në kuotën e 46 pikëve. Një rendiment që, në këtë pikë të sezonit, vlen “pole position” për titullin. Më mirë se Conte. Chivu e tejkalon Antonio Conten, jo vetëm këtë sezon. Vitin e kaluar, Napoli i Contes, që më pas u shpall kampion i Italisë, kishte 40 pikë pas 20 javësh. Njëkohësisht, Chivu është në linjë me ecurinë e Interit të sezoneve të fundit, ka edhe...