Interi, i varur nga Calhanoglu… Largimi nuk është më i sigurt, po mendohet rinovimi

Interi, i varur nga Calhanoglu… Largimi nuk është më i sigurt, po mendohet rinovimi

Kur mungon, ndjehet; kur kthehet, gjithçka ndryshon. Hakan Calhanoglu është kyç për Interin. Pas kualifikimit të Turqisë në Botëror, mesfushori mori përsëri drejtimin kundër Romës, duke shënuar golin e 2-1 që prishi ekuilibrin e ndeshjes. Calhanoglu sjell rregull, vizion të gjerë të lojës, përvojë dhe qetësi në momentet kyçe. Ky gol mund të jetë vendimtar edhe për titullin. Kontrata e tij skadon në qershor 2027, por drejtuesit e Interit po vlerësojnë rinovimin njëvjeçar, pavarësisht dëmtimeve që e kanë munguar në 16 ndeshje nga 45. “Ky vit nuk ka qenë i lehtë, – tha Calhanoglu pas fitores ndaj Romës. – Kam pasur dëmtime në kofshë dhe pulpën e këmbës, që nuk i kisha pasur kurrë, duhet të menaxhohem më mirë. Kur jam mirë, gjithçka bëhet më...