Interi eliminohet me turp nga Champions League, Bodo/Glimt mund sërish zikaltrit! Leverkusen, Atletiko dhe Njukasëll kalojnë në fazën tjetër
Interi ka zhgënjyer sërish këtë të martë në ndeshjen e kthimit në Champions League përballë Bodo/Glimt, duke u mundur 1-2, dhe me rezultat të përgjithshëm 2-5. Zikaltrit e nisën vrullshëm fillimin e ndeshjes, duke krijuar përshtypjen se do të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë në Norvegji, por mesa duket as në ndeshjen e parë e as sot nuk ka qenë faji i fushës dhe i ngricës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Ndërkohë, me nisjen e pjesës së dytë, sërish ish-milanisti Hauge kalon miqtë në avantazh, duke e bërë edhe më të vështirë ndeshjen për skuadrën e Kivu. Ndërkohë norvegjezët do të dyfishonin shifrat në minutën e 72 me anë të Evjen. Ndërsa zikaltrit do të ngushtonin diferencën me anë të...
Burimi:
vizionplus.tv