“Interi e ka fituar tashmë titullin, e pamundur të përsëriten dështimet e Inzaghit”
27 Shkurt 2026 9:37 Alfred Lleshi Gjatë emisionit “Viva El Futbol”, në versionin teatror “Viva El Tour”, Antonio Cassano foli pa filtra për garën e titullit në Serie A. “I kam qejf shumë skuadra, por është normale të jem interist. Nëse skuadra ime luan keq, e them. Nuk më intereson tersllëku apo supersticioni”, – deklaroi ai. Sipas tij, Interi e ka thuajse të sigurt titullin: “Zikaltrit e humbasim vetëm nëse bëjmë ndonjë katastrofë të madhe. Jemi shumë më të fortë se të tjerët. Jemi +10 pikë, me 13 javë nga fundi. Duhet një tsunami, që ndodh një herë në 100 vjet, për të mos e fituar titullin e këtij kampionati”. Cassano kujtoi edhe sezonet e kaluara: “Me Simone Inzaghi kemi bërë tashmë tri katastrofa, ndaj nuk...
Burimi:
telesport.al