Interi dhe Milani joshin Gila, agjenti i spanjollit sqaron gjithçka mbi merkaton
6 Janar 2026 13:12 Alfred Lleshi Interi dhe Milani po monitorojnë me vëmendje mundësitë e tregut, si në janar, ashtu edhe në verë. Në këtë kuadër hyn Mario Gila, mbrojtësi spanjoll i Lazios, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027 dhe për të cilin ende nuk ka hapa konkretë për rinovimin. Agjenti i tij, Alejandro Camano, foli për “Calciomercato”, duke shmangur zërat për të ardhmen: “E ardhmja e klientit tim, që është edhe mik i imi, është thjesht ndeshja e radhës dhe të fitojë gjithçka që mundet me Lazion. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e ardhshme (kundër Fiorentinës)”. Edhe për rinovimin, Camano ishte i qetë: “Ka ende një vit e gjysmë kontratë. Tani rëndësi ka vetëm të fitojë ndeshjen e radhës”. Megjithatë, emri i...
Burimi:
telesport.al