Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

Interesi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen ndaj Polonisë ka qenë i menjëhershëm dhe në nivele shumë të larta. Në më pak se 24 orë nga hapja e aplikimeve për bileta, rreth 10 mijë persona kanë shprehur dëshirën për të qenë të pranishëm në stadiumin “Narodovi” të Varshavës më 26 mars. Procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur që prej së hënës përmes një sistemi aplikimi, ku përzgjedhja e fituesve do të bëhet me short. Të dhënat nga burime pranë FSHF-së tregojnë se një pjesë e madhe e kërkesave vijnë nga tifozë që kanë kërkuar nga dy bileta, çka e rrit ndjeshëm konkurrencën për një vend në tribunë. Megjithatë, hapësirat në dispozicion për tifozët kuqezi janë të kufizuara. Sipas rregullores së UEFA-s, vetëm 5% e kapacitetit...