Inter-Roma 5-2, krenaria e Lautaros: Përballje direkte, hymë në fushë me mentalitetin e duhur
6 Prill 2026 8:10 Alfred Lleshi Pas fitores ndaj Romës, Lautaro vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij për “Dazn”: “Ishte një përballje direkte, ndeshje shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë dhe për renditjen, për sinjalin që donim t’i jepnim vetes, siç folëm në orët e fundit. Duhej të zbrisnim në fushë me mentalitetin e duhur. Roma është një skuadër e fortë, ndaj jemi të lumtur për fitoren 5-2”. Përkrah tij ishte Thuram, që rigjeti golin: “Nuk është rikthim, ai ka bërë diferencën si gjithmonë. Rënie forme mund të kemi të gjithë, e kam pasur edhe unë. E meritonim këtë fitore”. Kapiteni u emocionua kur u pyet për Bastonin: “Kur flas për shokët, më mbushet trupi me mornica. Të gjithë japin shpirtin në fushë. Sot fituam...
Burimi:
telesport.al