Inter projekton dy goditjet e para për sezonin e ri, një mbrojtës dhe një mesfushor nga “rivalët”
2 Mars 2026 17:41 Telesport Inter pritet të bëjë shumë ndryshime gjatë verës së ardhshme. Nicolo Schira zbulon se klubi zikaltër është vënë pas dy lojtarëve të Sassuolo-s: qendërmbrojtësit Tarik Muharemovic dhe mesfushorit Ismaël Kone. Për të parin, qendërmbrojtësin boshnjak, 50% të kartonit të tij e ka Juventus dhe 50% Sassuolo. Vlera në treg e 23-vjeçarit është te 20-25 milionë euro. Muharemovic mund të konsiderohet pa frikë si një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni në Serie A. Për mesfushorin kanadez, 23-vjeçar, përveç Interit, ka një interes të madh edhe nga klubet e tjera të Serie A. Vlera në treg e tij është 15-20 milionë euro. Si Muharemovic dhe Kone, konsiderohen si dy lojtarë me të ardhme të madhe dhe shihen si investime afatgjata.
Burimi:
telesport.al