Inter planifikon merkaton e verës, tre yje të Bundesliga-s në shënjestër

Inter planifikon merkaton e verës, tre yje të Bundesliga-s në shënjestër

13 Mars 2026 14:51 Telesport Inter-i është gati të ndryshojë skuadrën duke blerë lojtarë nga Gjermania këtë verë. Ndërsa mbetet favorit i qartë për titullin, Inter-i është në vështirësi pasi u eliminua në Champions League nga skuadra e vogël norvegjeze Bodo-Glimt. Si i tillë, Inter-i po planifikon të sjellë disa lojtarë të gatshëm për të transformuar dinamikën e skuadrës sezonin e ardhshëm. Sipas TMW, mbrojtësi i Bayern Munich, Kim Min-jae, ish-lojtar i Napoli-t, është një objektiv, si dhe shoku i tij i ekipit në mesfushë Leon Goretzka. Gjithashtu në listën e blerjeve është mesfushori sulmues i Borussia Dortmund, Julian Brandt, kontrata e të cilit skadon në verë. Për mesfushorin gjerman interesohet gjithashtu edhe rivalët e Serie A, Juventus-i.