Inter për të nisur shkëputjen, Napoli për t’u afruar me kreun. Formacionet zyrtare

Inter për të nisur shkëputjen, Napoli për t’u afruar me kreun. Formacionet zyrtare

Inter-Napoli është supersfida e javës së 20-të në Serie A, e cila do të luhet sonte në “San Siro”. Ziklatrit e drejtuar nga Cristian Chivu, të cilët kryesojnë renditjen me 42 pikë, duan fitoren, për të nisur shkëputjen nga vendi i dytë që mbahet nga Milan me 40 pikë. Në anën tjetër, Napoli i drejtuar nga Antonio Conte, që momentalisht renditet në vendin e 4-të me 38 pikë, do të kërkojë fitoren për t’u afruar më shumë me vendin e parë dhe për të vazhduar rivalitetin. Për ziklatrit mungojnë Darmian dhe Dumfries, të dëmtuar. Po ashtu edhe Napoli ka mungesa të rëndësishme si Anguissa, David Neres, De Bruyne, Gilmour dhe Lukaku, i cili mungon prej muajsh. Inter XI: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella,...