Inter nuk e llogarit Cremonese-n, tifozët zikaltër me gjest të shëmtuar ndaj ish-lojtarit të tyre (video)
1 Shkurt 2026 19:54 Telesport Inter ka marrë fitoren e katërt rresht në Serie A, sot fitoi pa probleme 0-2 në transfertën ndaj Cremonese, e vlefshme për javën e 23-të. Rezultati u zhbllokua që në minutën e 16-të, Federico Dimarco kroson nga goditja e këndit, Lautaro Martinez kërcen mbi mbrojtjen vendase dhe shënon me kokë. Në minutën e 30-të, polaku Piotr Zielinski shënon një supergol me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për zikaltrit. Pjesa e dytë nis me një incident të rrezikshëm. Një fishekzjarr u hodh nga tifozët e Interit drejt portierit, Emil Audero dhe shpërtheu vetëm pak centimetra larg tij, duke e vënë seriozisht në rrezik të madh portierin 29-vjeçar, i cili për një sezon...
Burimi:
telesport.al