Inter “ngrin” në Norvegji. Atletico prish gjithçka në pjesën e dytë. Leverkusen me super fitore në Pire (video)

Inter “ngrin” në Norvegji. Atletico prish gjithçka në pjesën e dytë. Leverkusen me super fitore në Pire (video)

Bodo/Glimt është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Champions League. Pasi mundën Man. City dhe Atletico Madridin në fazën e mëparshme, sot norvegjezët kanë fituar 3-1 ndaj Interit, në takimin e parë për play-off. Sfida u zhbllokua në minutën e 20-të, ku pas një aksioni model dhe asistit spektakolar me finte të Kasper Hogh, ishte Sondre Fet që dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN Në minutën e 30-të,Francesco Pio Esposito, ishte në kohën dhe vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë nga Nicolo Barella, por që mbrojtësit e Bodo/Glimt nuk arritën ta largonin si duhej. U desh edhe ndërhyrja e VAR për të konfirmuar që goli i zikaltërve ishte i rregullt. Pjesa e parë mbyllet 1-1....