Inter merr ofertën e parë për Thuram, 85 milionë euro. Sulmuesi është në mëdyshje…
16 Mars 2026 17:54 Telesport Edhe pse ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 35 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me fanellën e Interit, pritshmëritë për Marcus Thuram kanë qenë shumë herë më të mëdha. Kohët e fundit është folur shumë për një largim të sulmuesit francez gjatë merkatos së verës, edhe pse kontrata e tij me klubin zikaltër skadon në qershor të vitit 2028. Një nga klubet e mëdha që e ka në listë emrin e francezit për merkaton e verës është edhe Barcelona. Klubi katalanas është i gatshëm të ofrojë deri 60 milionë euro për Thuram, por Inter e vlerëson 80 milionë euro. Ndërkohë, “Tuttosport” zbulon se për francezin ka një interesim konkret nga Arabia Saudite, ku shifra...
Burimi:
telesport.al