Inter merr fitoren e pestë rresht dhe vazhdon i qetë kryesimin. Sassuolo “viktima” e radhës (video)

Inter merr fitoren e pestë rresht dhe vazhdon i qetë kryesimin. Sassuolo “viktima” e radhës (video)

Inter ka marrë fitoren e pestë rresht në Serie A, sot duke mposhtur 0-5 Sassuolon në transfertën e luajtur në “Mapei Stadium”. Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 11-të. Federico Dimarco kroson nga këndi, Yann Bisseck kërcen mbi mbrojtjen vendase dhe dërgon me kokë topin në rrjetë. Në minutën e 28-të, Inter gjen golin e dytë pas një aksioni model. Dimarco kroson nga e majta në zonë, Marcus Thuram dyfishon shifrat. Federico Dimarco po përjeton sezonin e tij ëm të mirë në karrierë. 5 gola në Serie A dhe 12 asist deri tani këtë sezon. Vendasit gjetën golin me Kristian Thorstvedt, në minutën e 41-të, por u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për zikaltrit. Në fillim të...