Inter me sytë nga La Liga, gati oferta për portierin e njohur. Deri më sot ka qenë shumë i pafat
8 Mars 2026 18:35 Telesport Duke qenë se Yann Sommer nuk bind më dhe do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, drejtuesit e Interit po shqyrtojnë disa emra për të gjetur portierin e duhur. “Tuttomercatoweb” bën më dije se momentalisht prioriteti kryesor i zikaltërve për portën është Andriy Lunin, portieri i dytë i Real Madridit, i cili ka shumë pak minuta në dispozicion, duke ditur që para tij është një nga më të mirët në botë si Thibaut Courtois. Kontrata e ukrainasit me klubin madrilen skadon në vitin 2030, por 27-vjeçari është i hapur për një aventurë të re. Vlera e tij në treg llogaritet te 15 milionë euro, sipas Transfermarkt.
Burimi:
telesport.al