Inter mbaron punë me Cremonese-n që në pjesën e parë, gjithçka e lehtë për zikaltrit (video)

Inter mbaron punë me Cremonese-n që në pjesën e parë, gjithçka e lehtë për zikaltrit (video)

1 Shkurt 2026 18:47 Telesport Inter është duke udhëhequr 0-2 ndaj Cremonese në pjesën e parë, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Rezultati u zhbllokua që në minutën e 16-të, Federico Dimarco kroson nga goditja e këndit, Lautaro Martinez kërcen mbi mbrojtjen vendase dhe shënon me kokë. Argjentinasi ka shënuar golin e katërt në 3 ndeshjet e fundit dhe goli i sotëm ishte dedikim për të bijën, me rastin e ditëlindjes së saj. Në minutën e 30-të, polaku Piotr Zielinski shënon një supergol me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për zikaltrit. SHIKOGOLAT