Inter i pakënaqur me arbitrin dhe reagon në mënyrën që nuk pritej pas barazimit ndaj Atalantës

Inter i pakënaqur me arbitrin dhe reagon në mënyrën që nuk pritej pas barazimit ndaj Atalantës

14 Mars 2026 19:01 Telesport Pas humbjes në derbi ndaj Milanit, Inter ka bërë një tjetër hap fals duke barazuar sot 1-1 ndaj Atalantës. Zikaltrit janë shumë të pëkënaqur me arbitrin kryesor të takimit, Gianluca Manganiello dhe VAR-in. Inter pretendon për faull të Kamaldeen Sulemana ndaj Denzel Dumfries në momentin e golit të Nicola Krstovic në minutën e 82-të. Për shkak protestash, Cristian Chivu u ndëshkua me karton të kuq dhe do ta ndjekë ndeshjen e radhës nga tribuna. Ajo që ka acaruar më së shumëti zikaltrit ishte kontakti në minutat shtesë në zonën e Atalantës mes Giorgio Scalvini me Davide Frattesi, ku pretendojnë për penallti të padhënë. Për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj arbitrimit, klubi zikaltër ka vendosur të heshtë dhe të mos...