“Inter-i kryeson Serinë A sepse s’ka rivalë”, Henry: Como luan më mirë

“Inter-i kryeson Serinë A sepse s’ka rivalë”, Henry: Como luan më mirë

Eliminimi i Interit nga Champions League nuk është surprizë për Thierry Henry, i cili komentoi në CBS Sports Golazo: “E kam thënë prej kohësh: Inter-i është në vendin e parë për shkak të mungesës së alternativave. Ekipi italian që luan futbollin më të mirë është Como. Tani për tani, ekipet italiane janë aty ku meritojnë të jenë. Chivu do të duhet të përgjigjet për vendimet e tij në ndeshjen e parë. Në Itali, ai nuk duhet të përgjigjet për shumë sepse është i pari. Por në Europë, ai duhet të japë llogari”. Vlen të kujtohet – jo se kjo nënkupton mungesë objektiviteti në gjykimin e tij – se Henry ka lidhje të forta me Como-n. Ish-sulmuesi francez ishte shok skuadre i Cesc Fabregas tek Arsenal...