Inter hedh “grepat” te Chelsea për mesfushën, zikaltrit duan yllin brazilian të “Bluve”

Inter hedh “grepat” te Chelsea për mesfushën, zikaltrit duan yllin brazilian të “Bluve”

22 Mars 2026 18:09 Telesport Fabrizio Romano dhe “CalcioMercato.com” bëjnë me dije se Inter është vënë pas mesfushorit brazilian të Chelsea-t, Andrey Santos, i cili është thirrur së fundmi në skuadrën kombëtare të Brazilit nga Carlo Ancelotti. Pritet të jetë një verë e ngjeshur për Interin, pasi pritet të largohen një numër i madh lojtarësh, kontrata e të cilëve skadon në fund të këtij sezoni. Raportet e fundit nga Italia pretendojnë se zikaltrit janë pro transferimit të një emri të madh në mesfushë dhe një nga emrat që kanë piketuar është pikërisht braziliani i Chelsea-t, Andrey Santos. Drejtuesit e klubit zikaltër janë takuar “disa herë” me agjentët dhe ndërmjetësit Giuliano Bertolucci dhe Kia Joorabchian, për të diskutuar për transferimin e mundshëm të Andrey Santos drejt...