Inter gati për transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit, 50 milionë euro për super mesfushorin e rivalëve

Inter gati për transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit, 50 milionë euro për super mesfushorin e rivalëve

25 Mars 2026 17:15 Telesport Inter jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Manue Kone, por zikaltrit janë të gatshëm të rrisin shifrën nga 40-50 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit, sipas asaj që bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”. Oferta e parë e zikaltërve prej 40 milionë eurosh është refuzuar nga Roma, kryeqytetasit janë të vendosur për shifrën 50 milionë euro për të lënë të lirë Kone. 24-vjeçari francez pëlqhet shumë nga Cristian Chivu, ndaj dhe drejtuesit e klubit zikaltër janë gati të bëjnë një sakrificë dhe të nënshkruajnë me Kone. Në rast se arrihet transferimi prej 50 milionë eurosh, atëherë Manu Kone do të jetë nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Interit....