Inter fillon formatimin e ekipit, dy transferimet e para do të jenë nga Premier League për 50 mln euro

Inter fillon formatimin e ekipit, dy transferimet e para do të jenë nga Premier League për 50 mln euro

26 Shkurt 2026 18:52 Telesport Pas eliminimit surprizë nga Bodo/Glimt në Champions League, Inter do të përqëndrohet i gjithi në Serie A, për të siguruar titullin sa më shpejt të jetë e mundur, duke qenë se diferenca me Milanin e vendit të dytë është 10 pikë. Ndërkohë, zikaltrit kanë filluar që tani të mendojnë për ekipin e sezonit të ardhshëm, i cili pritet të ketë shumë ndryshme nga ky aktuali. Dy përforcimet e para për zikaltrit pritet të vijnë nga Premier League, konkretisht nga Tottenham. Bëhet fjalë për portierin Guglielmo Vicario, i cili shihet si pasuesi ideal i Yann Sommer. Rikthimi i italianit në Serie A pritet t’i kushtojë Interit deri në 25 milionë euro. Objektivi i dytë është transferimi i Pedro Porro, mbrojtësit të...