Inter dhe Juve mbesin me “gisht në gojë”, agjenti i Alisson zbulon vendimin përfundimtar
16 Mars 2026 13:12 Alfred Lleshi Në javët e fundit kishte shumë pikëpyetje rreth së ardhmes së Alisson Becker, portierit të Liverpool-it, kontrata e të cilit skadonte më 30 qershor. I lidhur me Interin dhe Juventusin, si edhe me disa klube të “Saudi Pro League”, braziliani shihej si një mundësi shumë e mirë në merkato, me parametër zero. Megjithatë, deklaratat e fundit të agjentit të tij, Ze Maria Ness, i kanë dhënë fund çdo spekulimi për të ardhmen e portierit. Përfaqësuesi i Alisson konfirmoi se 32-vjeçari do të vazhdojë të qëndrojë te Liverpool-i edhe për një sezon tjetër: “Sapo kemi rinovuar kontratën me Liverpool-in”. Në fakt, në kontratën e Alisson ekzistonte opsioni për zgjatje edhe me një sezon, të cilën klubi anglez vendosi ta aktivizojë....
Burimi:
telesport.al